Kryediplomatët britanik dhe francez: Nëse Ukraina humbet, ne të gjithë humbasim

BOTA


Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Stephane Sejourne, kanë riafirmuar mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën, duke theksuar se ajo “duhet të fitojë” luftën kundër Rusisë që filloi më shumë se dy vjet më parë.

Në një artikull të përbashkët të botuar nga ‘Telegraph’, Cameron dhe Sejourne shënuan 120-vjetorin e bashkëpunimit midis dy vendeve në kuadër të marrëveshjeve ‘Antante Cordiale’ të nënshkruara në vitin 1904.


Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, dy krydiplomatët kujtuan se 120-vjetori i marrëveshjeve ‘Antante Cordiale’ përkon me 80-vjetorin e Ditës-D dhe zbarkimeve në Provence dhe në vijim çlirimit të Francës.

Cameron dhe Sejourne theksuan se të dy vendet po ashtu treguan bashkëpunimin e tyre që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës dhe se të dy do të riafirmojnë mbështetjen e tyre në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

“Ne të dy jemi absolutisht të qartë. Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë. Nëse Ukraina humbet, ne të gjithë humbasim. Kostoja e dështimit për të mbështetur Ukrainën tani do të jetë shumë më e madhe se kostoja e zmbrapsjes së Putinit”, shkruan ata.




Skip to toolbar