Kryemadhi pranon sekuestrimin: Send që lidhet me inceneratorët

AKTUALITET


Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi e pranoi që SPAK, ka sekuestruar diçka që është në pronësi të saj.

Kjo, siç ajo theksoi nuk është pronë, as e saja dhe as të familjraëve të vet. Por theksoi se është një send, që ka lidhje me inceneratorët dhe kallëzimet që ka bërë ajo.


“Sekuestro të dokumenteve apo celularë? Ka lidhje vetëm me inceneratorët, asnjë sekuestoro. Po, send që ka lidhje me inceneratorët, me kallëzimet e mia.”

Nëse është siç thotë Kryemadhi, që i është  sekuestruar një send, që nuk ka vlerë pronësie, përse atëherë ajo vetë i është drejtuar SPAK-ut, për ta hequr nga masa e sekuestros?

Nëse do të jetë një sens, sic tha Kryemadhi, që do të mund të shërbente si provë për hetimet e djegësve, përse deputetja e Partisë së Lirisë, do të donte t’ia merrte SPAK-ut, ndërkohë ajo ka qenë më e zëshme në dekoncimet për inceneratorët. Megjithatë, në këtë konferencë, Kryemadhi pranoi se SPAK ka cëshjte të hapura për të.

“Sot jemi për inceneratorin do flasim për inceneratorin, problemet qe Monika Kryemadhi ka do dalin shumë shpejt dhe do shkrihen si shkuma e detit.”/abcnews.al




Skip to toolbar