Fushata e zgjedhjeve të 11 majit është fushata më e çuditshme e 35 viteve demokraci. Si ka mundësi një qeveri pas 12 vjetësh duket kaq e qetë në triumfin e saj të dielën e ardhshme.
Si ka mundësi që Edi Rama, kryeministër për 12 vite, megjithëse është ndëshkuar nga suksesi i tij më i madh, reforma në drejtësi, sot sërish ka besimin më të madh të shqiptarëve.
Si ka mundësi një parti pas 12 viteve në pushtet vijon e rritet në sondazhe deri në pikën që të dërrmojë kundërshtarin e vet dhe si ka mundësi që ky kryeministër ka filluar fushatën për mandatin e katërt, por realisht kërkon mandatin e pestë?
Për të gjitha këto ndiqni intervistën me Edi Ramën, sonte ora 20:00 në Real Story nga Sokol Balla, në ABC News.