Kryeministri i Malit të Zi: Nuk do të heqim dorë nga njohja e Kosovës

KOSOVA


“E duam Serbinë, e kemi vend fqinj por nuk mund të heqim dot dorë nga njohja e Kosovës”. Kështu është shprehur kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në një intervistë për median gjermane “Berliner Morgenpost”.

Spajiç ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr dorë nga objektivat e veta strategjike.


“Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë me rëndësi për ne të mbajmë raporte të mira me Serbinë.

Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga objektivat tona strategjike, për rrugën tonë evropiane, për anëtarësimin në NATO dhe njohjen e Kosovës.

Do të ndihmojmë që Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me Evropën”, ka deklaruar Spajiç.




Skip to toolbar