Kryeministri rrëfen amanetin Kristaq Ramës për vdekjen

AKTUALITET


Në bisedë me Ajet Meçja, i cili humbi tre anëtarë të familjes në tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama ka rrëfyer një amanet të babait të tij, Kristaq Rama, ndërsa i ka kërkuar Ajetit që të bëhej i fortë.

“Baba im thoshte, kur shkonim në këto vdekjet nga zona e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje, e më thoshte: Aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur s’e lenë të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…këto janë edhe ngushëllime që njeriu i gjen, por në fund të ditës është mirë që njeriu ta mendojë këtë. As gruaja, as vajza as mbesa s’do donin të më shihnin të rrënuar”, i tha Rama oficerit Meçja, ndërsa e vizitoi në banesën e re ku është strehuar pas shembjes së pallatit më 26 nëntor.


#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës – Ajet Meçja humbi në errësirën tragjike të 26 nëntorit bashkëshorten, vajzën dhe mbesën😰 Ndërsa Fatmir Gjana humbi bashkëshorten dhe sot ata janë fqinj, në shtëpitë e reja dhe ne jemi me ta për të mos i lënë kurrë vetëm😢🤝🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 12. Dezember 2019



Skip to toolbar