Kryeministrja e Italisë në zgjedhjet në PE/ Daci: Meloni ka kundërshtar vetëm vetveten

Më të fundit


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kandidon në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj.

Politologu Alban Daci në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se Meloni ka kundërshtare vetëm vetveten.


Duke analizuar politikën dhe qëndrimet e kryeministres italiane, ai tha se Meloni po bëhet më e majtë, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama po bëhet më i djathtë.

“Pozita politike e Melonit është e favorshme. Jo vetëm që ka pikë para në krahasim e të majtën, por ka Salvinin. Meloni ka kundërshtar vetveten. Ajo ka disa faza në polikë: që është populiste dhe më pas kupton si funksion shtetit dhe ndryshon qëndrimin. Kemi një fenomen të çuditshëm mes Ramës dhe Melonit. Meloni po bëhet më e majtë dhe Rama më i djathtë. Meloni e ka pranuar krizën e emigrantëve. Rama po bëhet më i djathtë se problemi i Italisë nuk është problem i Ramës. Kryesisht intelektualet në Itali janë të majtë.”, u shpreh ai. /abcnews.al




Skip to toolbar