Kryenegociatori Mazi, takime me zyrtarë të lartë në Budapest

Më të fundit


Kryenegociatori Zef Mazi dhe delegacioni qe e shoqeronte zhvilloi dje nje vizite pune ne Budapest. Ai u prit dhe zhvilloi konsultime me Sekretarin e Shtetit per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe te Tregetise, Peter Sztaray dhe stafin e tij, Drejtoret e Departamentave te Zgjerimit te BE dhe te Ballkanit Perendimor; me Ministrin e Shtetit per Ceshtjet Evropiane ne Ministrine e Drejtesise, Oskar Okros, dhe stafin e tij, Drejtoren e Departamentit te Organizatave te Vecanta Nderkombetare, Angez Vatradi, dhe Drejtorin e Departamentit te Marredhenieve Bilaterale, Viktor Ketskes.

Kryenegociatori Mazi u prit dhe zhvilloi konsultime ne Kabinetin e Kryeminsitrit te Hungarise, me Janos Noka, Kryekeshilltar dhe Perfaqesues i Kryeministrit ne BE, me Janos Balla, Kryekeshilltar per Ceshtjet e Ballkanit, dhe me Janos Mate, Drejtor per Marredhenie Nderkombetare.


Kryenegociatori Mazi u paraqiti bashkebiseduesve nje ekspoze te gjere te ecurise dhe progresit substancial te Shqiperise ne te gjitha fushat gjate 5 viteve te fundit. Ai u ndal vecanerisht ne ecurine reformave, ne perkushtimin e Qeverise shqiptare per vazhdimesine e reformave pa ulur ritmin, duke demonstruar arritjet. Kryenegociatori Mazi ne vijim theksoi plotesimin e gjithe kritereve dhe kerkesave te Keshillit Evropian nga Shqiperia per te mbajtur Konferencen e 1-re Nderqeveritare brenda ketij semestri. Zevendeministria e Drejtesise, Adea Pirdeni, shtjelloi ne detaje fazat dhe aspektet profesionale te reformave ne fushen e shtetit te se drejtes, te sistemit te vetingut ne drejtesi, etj. Mikpritesve iu be edhe nje paraqitje e ecurise te reformes ne administraten publike dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Kryenegociatori Mazi dhe mikpritesit hungareze shkembyen mendime per nje sere aspektesh politike dhe gjeostrategjike ne harten evropiane. Ata u ndalen tek nevoja e nje analize te gjitheaneshme dhe e nje perqasjeje strategjike te procesit te zgjerimit. Bashkebiseduesit ishin te nje mendje se procesi i zgjerimit duhet mos te humbase momentin. Proocesi duhet te vijoje pa bllokime, pavareissht nga arsyet e momentit dhe afatshkurtera. BE duhet dhe do te gjeje forcat per ta bere realitet orientimin dhe vendimin e saj strategjik per zgjerimin. Nje Ballkan stabel, ne siguri, me institucione demokratike solide, me nje ekonomi vibrante, eshte ne te miren afatmesme dhe afatgjate te Ballanit Perendimor edhe te vete BE-se. Mosndalja dhe mos-ngadalesimi i procesit te zgjerimit ka vetem te mira, ai rrit kredibilitetin e BE-se. Nje BE e forte i ben shtetet anetare edhe me te forta. BE-ia, me Ballkanin Perendimor brenda, eshte me e forte, me konkuruese, me vibrante, me ne stabilitet, ajo ka me shume siguri dhe prosperitet. Evropa pa Ballkanin Perendimor nuk mund te jete e plote, e forte dhe me anetere te forte. Prandaj, duhet te vijoje pa humbur kohe zgjerimi me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, ishin te nje mendimi bashkebiseduesit.

Nga gjithe mikpritesit hungareze u rikonfirmua qendrimi i qarte, i palekundur, i Hungarise ne mbeshteteje te zgjerimit te BE-se me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Hungaria ka qene dhe do vijoje te jete mbeshtetese e forte, me ze te larte, per miratimin sa me pare te Kuadrit Negociator per Shqiperine dhe per mbajtjen, brenda ketij semestri, te Konferences 1-re Nderqeveritare. Hungaria theksoi se eshte e gatshme te jape gjithe ndihmesen e saj ne kete drejtim. Ajo ka sensibilitet te larte per Shqiperine dhe rajonin tone.

Mikpreitesit hungareze, ne te gjitha neivelet e larta qe priten Kryenegociatorin e Shqiperise, Mazi, nenvizuan se Shqiperia ka pasur dhe ne ne cdo kohe mund te mbeshtetet tek Hungaria. Ata rikonfirmuan se Hungaria, gjithe institucionet e saj, jane te gatshme te japin ndihmesen dhe pervojen e tyre konkrete. Dy popujt tane kane lidhje tradicioanle historike shekullore. Keto duhen forcuar gjithnje e me shume. Hungaria eshte e gatshme te jape ndihmese konkrete ne nje numer fushash, si ne fazen aktuale te pergatitjeve per uljen ne tryezen e hapjes teknike te negociatave ashtu edhe gjate negociatave. Vizita shume e ngrohte, e frutshme, profesionale, e hapur dhe larpamese, do te pasohet nga vizita te tjera ne nivele teknike. Porta e Hungarise eshte e hapur.




Skip to toolbar