Kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen pas vëzhgimit disa javor dy policë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial.

Burime zyrtare bënë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë. Kallëzim në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.


NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.




Skip to toolbar