Ksamili, perla e turizmit shqiptar “The travel”: Shqipëria mes 10 destinacioneve për pushime

AKTUALITET


Shqipëria lë përsëri gjurmë në  sitet dhe mediat ndërkombëtare për bukuritë natyrore dhe opsionet për të pushuar.Në një analizë të bërë së fundmi “The Travel” e rendit Shqipërinë si një ndër 10 destinacionet fantastike  sidomos për pushime në ccift. Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në shumë vende të botës, entuziastët e udhëtimeve kërkojnë gjithnjë e më shumë opsione fantastike, por të përballueshme.

Ndërsa ndalet te Ksamili, The travel e quan atë një perlë të fshehur përgjatë rivierës shqiptare, një destinacion I shkëlqyer pushimet me buxhet të përballueshëm për cciftet që kërkojnë diell, det dhe relaks. Ndërsa hotelet mëtë lira kushtojnë 22 dollarë nata.

“Kjo parajsë bregdetare mburret me plazhet e saj të paeksploruara, ujërat e pastër Kristal dhe atmosferën e qetë që tërheq adhuruesit e udhëtimeve.Atraksionet kryesore këtu janë edhe Ishujt mahnitës të Ksamilit”  vijon artikulli.

Ksamili  vlerësohet edhe për restorantet e tij, që ofrojnë  ushqime tradicionale dhe deti.

Turizmi shqiptar ka johur një boom të vërtet këtë vit,ndërsa shumë media ndërkombëtare I kanë bërë jehonë bukurive të natyrës shqiptare.



Skip to toolbar