“Kujdes! Përjashtoheni nga TikTok nëse…”, Olek flet për vetëvrasjet në Shqipëri nga bullizimi online

Më të fundit


Jakub Olek, drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë ka treguar në emisionin “Real Story” se rastet kur dikush përjashtohet përgjithmonë nga TikTok.

Sipas tij, bullizmi online, urrejtja dhe dhuna ndaj grave, nuk kanë asnjë vend në TikTok.


Nisur nga kjo, Olek ka folur dhe lidhur me vetëvrasjet në Shqipëri të shkaktuara ditët e fundit nga ky bullizëm online.

“Së pari për histori të dhimbshme e marrim në konsiderat dhe shohim se si bazuar në eksperienca mund t’i punojmë mbi platformën. Ne kemi mbështetjen e Shqipërisë, kemi moderator këtu, por gjithashtu punojmë me shoqërinë civile në Shqipëri, që është qendra e të drejtave të njeriut dhe është një bashkëpunim shumë frytdhënës, në shumë fronte në shumë aspekte për sa i përket sigurisë në platformë. Ne duam gjithashtu të punojmë me autoritetet, me kryeministrin, është shumë e rëndësishme për ne për të kuptuar tregun lokal, për të kuptuar sfidat që ky treg ka dhe si mund t’i adresojmë ato. Më lini të jem shumë i qartë, bullizmi online, urrejtja, dhuna ndaj grave, nuk kanë asnjë vend në TikTok. Kjo është e qartë në rregullat tona. Nëse gjejmë këto dhunime të rregullave në platformë i heqim në masë. Njerëzit që janë të papërgjegjshëm për ato llogari janë të larguar përgjithmonë nga platforma jonë”, u shpreh Jakub Olek.




Skip to toolbar