Kulluri: Escobar shmang Berishën? SHBA nuk takon ata që nuk ka besim

Më të fundit


Analisti Edvin Kulluri thotë se rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit është i paracaktuar dhe sipas tij, opozita është humbëse për shkak të retorikës së njëjtë që ajo përdor.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se nuk do të ketë fitore të opozitës apo rotacion dhe se për këtë, njerëzit duhet të jenë të qartë.


Sipas Kullurit, opozita nuk ka ndryshuar nga herët e tjera kur janë zhvilluar zgjedhjet.

“Vazhdojnë të njëjtat intriga, të njëjtat diversione që janë bërë absurde. Nuk është problemi këtu, do i heqë Roland Bejko 1000 vota Belind Këlliçit apo do i heqë 500 vota Marko Dajti.

Këtu zgjedhjet kanë mbaruar sepse opozita vazhdon sillet vërdallë, sillet në vend rreth të njëjtës retorikë humbëse dhe mazhoranca vegjeton në pushtet për shkak të kësaj opozite.

Nëse marrin 3, nëse marrin 7, rezultati dihet. Tani, të mos bëjmë më teatër dhe të themi do ketë rotacion, do ketë fitore të opozitës.

6 mars 2021, 2019, 2017, nëse ju thoni që ka ndryshuar gjë në këtë opozitë, që ka ndryshuar për keq në fakt, atëherë unë jam i hapur të diskutuar për një prognozë tjetër në zgjedhje”, theksoi ai.

Kulluri komentoi vizitën e përfaqësuesit të SHBA në Tiranë, Gabriel Escobar. Ai pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si edhe përfaqësuesit opozitarë, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Metën.

Ndërkohë, i pyetur për faktin se ka shmangur takimin me Sali Berishën, Kulluri tha se nuk mund të takohet me dikë që SHBA nuk ka besim. Për Metën ai theksoi se i ka kuptuar gabimet që ka bërë gjatë kohës që ka qenë president dhe ka ulur tonin ndaj SHBA-ve.

Axhenda e takimeve të zyrtarëve të lartë është e lidhur me mardhëdhëniet që ne kemi. Çështje sigurie, bashkëpunimi ndërkombëtar, në diplomaci që është e pandarë. SHBA kanë kërkuar dhe Shqipëria ua ka kthyer besimin në OSBE dhe OKB. Pra partneriteti i SHBA-Shqipëri është i palëvizshëm dhe i patjetërsueshëm.

Nuk duhet ta zvogëlojmë çështjen tek një qeveri apo tjetër. Pavarësisht se atje janë republikanë apo demokratë apo këtu socialistë apo demokratë në pushtet. Duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë dhe një konjukturë në lëvizje, raportet dhe marrëdhëniet duhet të rriten dhe të forcohen.

Por ndodhin edhe incidente të zakonshme ku aty ku nuk ka besim SHBA nuk ndajnë marrëdhënie dhe këtu është rasti i Berishës. Meta mesa duket është kthjelluar dhe ka kuptuar që është në rrugën e gabuar. Kur ka qenë president ka thënë gjëra të papranueshme por tani ka qenë i përmbajtur.

Tani nuk ka asnjë sulm sepse e ka kuptuar se këtu nuk ka asgjë personale por është thjesht marrëdhënie politike.”, tha ai.




Skip to toolbar