Kulluri: PD është parti që nuk plotëson kriterin e rotacionit. Elektorati gri nuk do ta votojë

Më të fundit


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri në një lidhje të drejtpërdrejtë për Abcnews, analisti Edvin Kulluri analizoi situatën në dy kampet politike, opozitë e maxhorancë, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Për Kullurin mbledhja e grupit të PS dhe kritikat e Ramës për deputetët por edhe tentativa për të shkarkuar Alibeaj, janë përpjekje për të forcuar pushtetin e Ramës e Berishës.

“Kryeministri nuk mund t’u kërkojë llogari deputetëve, mund ta bëjë vetëm populli, ndaj mbledhja e sotme mund të konsiderohet për t’i dhënë më shumë pushtet kreut të qeverisë.


Përpjekja për shkarkimin e Alibeajt dhe zëvendësimin e tij me Salianjin, pa na thënë ku e hodhi shkopin Salianji, i shërben fuqizimit të Berishës në PD, por jo PD-së për sa kohë ky debat nuk bëhet. Ky njeri sot ndryshon mendim pa na thënë arsye pse. PD-së i duhet një proces politik për të marrë fuqi elektorale. Palët po bëjnë veprime me kokë poshtë në raport me vlerat demokratike” u shpreh Kulluri.

Për të kriza në PD është një krizë e thellë morale, ndërsa thekson se oferta politike e PD është 6 vite më e vjetër se në 2017.

“Përcarja është ajo që ka qenë, është lufta Berisha Basha tani edhe me Alibeaj, nuk ka luftë parimore. Këta që shkojnë pas, punojnë për një parti të berishës të tjerët që e kundërshtojnë kanë hallin mos jetë berisha port ë jenë vetë. Kriza e PD është një krizë e thellë morale. Janë të njëjtët të bojkotuan dhe humbën. Oferta politike e PD është 6 vite më e vjetër se në 2017.” theksoi Kulluri.

Duke foluar mbi aleatin e Berishës në opozitës, Ilir Metën, Kulluri tha se ai ende nuk na ka thënë pse iku nga koalicioni.

“Nuk kanë arsye politike, vetëm brohorasin me parrulla. Këta janë të dy palët, antihistorike nga pikëpamja e momentit politik. Uroj që gjyqi të shkoj në favor të Berishës, për humbjen e pritshme në zgjedhje. Partia Demokratike ka dalë e copëtuar pas 8 janarit, por edhe pas 8 shtatorit. Berisha nuk ka pas shqetësim se partia nuk ka të drejtë vote, Alibeaj nuk ka patur shqetësim për keqvajtjen e partisë. Dhe kjo e bën Ramën që vërtetë ka humbur pikë, por me këtë opozitë, elektorati gri nuk vjen të votojë PD. Është një parti që nuk plotëson kriterin e rotacionit, është një parti që po shkon drejt shkrirjes. PD ka qenë një parti vërtetë e bashkuar, por jo nga produktet e autokracisë së kryetarit. Bashkimi ka principe, rreth cfarë ideje bashkohen këta.

Këta thonë vetëm të largohet Edi Rama. Ndasia që ne kemi është pse duhet të vijë PD në pushtet. Këtu PD nuk jep asgjë. Me gjithë respktin për z Berisha është e pavlerë dalja e tij si kryeministër. Është i konsumuar.

Nëse opozita shkonë 47% pa PL, PL merr vlerë se mund të japë koalicion.Po nëse performon nën 46% është e pashpresë fitorja. Ndaj humbja për mendimin tim do jetë më e thëlle se e Bashës në 2015. Pra, po vijmë në një pikë kur njerëzit do thonë ishim më mirë me Bashën se sot. Dhe kjo për mua është e tmerrshme.” u shpreh ndër të tjera Kulluri.




Skip to toolbar