Kulluri: Problemet e vjetra të “opozitës së re”!

Më të fundit


Salla e Hotel Tiranës dekoruar shndrritshëm 3 ditë më parë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes PD-PL , dominoi lajmet e fundjavës që po lëmë pas. Një shkundje e opinionit që për nga solemniteti dhe optimzmi I Berishës dhe Metës, që  nëse do e nxjerrim nga historia dhe konteksti, rrekej të ngjallte vërtetë optimizëm në rradhët e popullit opozitar. Jo vetëm tek votuesit besnikë të dy partive nënëshkruese por më gjerë se kaq, tek ai 65% e qytetarëve që janë të pakënaqur me qeverisjen sipas dy sondazheve të bera publike në shtator dhe tetor. Vendosmëria dhe pompoziteti I dy kryetarëve të zgjedhur “rishtaz” në krye të PD dhe PL ishin vizualisht të arrirë. Teksti I marrëveshjes po ashtu. Primare, referendume, parlamente vendore. Parime universale demokratike të konfirmuara nga thellësia e traditës më të mirë të demokracive perëndimore. Fotot, deklarata dhe dekori nuk calonin, ndërsa thelbi është një cështje që kërkon për të disatën herë diskutim. Pas imazheve dhe fjalëve të prodhuara në atë sallë qëndron një opinion public që diku entuziazmohet e diku tjetër stepet. të parët entuziazmohen prej vrullit pasionant, të dytët frenojnë për nga arsyeja.

Kjo ndasi mes popullit opozitar vijon të përvijojë historinë elektorale të 9 viteve të fundit. Opozita I largohet dhe I afrohet fitores por nuk arrin ta prekë atë. Sepse të dy pjesët  e elektoratit nuk bashkohen për të tejkaluar numrin e votave që mbledh mazhoranza, me apo pa Metën. Nga humbjet normale të 2013, 2015 e 2021 e deri tek marrëzitë epike të 2017 dhe 2019, e djathta bashkë apo vecmas nga ish LSI nuk ka fituar asnjë garë elektorale. E kjo nevojë uluritëse për rotacion pas 9 vitesh në pushtet të një mazhorance pa bilanc të merituar por me vota të mjaftueshme për të qeverisur, thërret për ndryshim. Të gjithë e thonë, por askush nuk po e ofron. Dhe këtu fillon dhe mbaron fabula opozitare.


Si askund tjetër, sa më shumë “vjetërohen” aktorët opozitarë aq më shumë përbetohen për ‘eliksir rinor’. Jo për nga mosha biologjike, por për nga mosha politike. Përbetimet demokratizuese që vijnë si ofertë e re, po shiten si pemë të rritura në vazo. Si PD ashtu edhe PL sapo kanë dalë nga rikthimet e Berishës e Metës në krye të partive të tyre, a thua së Basha dhe Kryemadhi kanë qënë vërtetë drejtuesit e dy partive. Jo sepse nuk kanë qënë të tillë, por sepse as edhe një ditë nuk I tejkaluan paraardhësit e tyre. Dhe ashtu si pa luftë I dorëzuan selitë e partive pikërisht në duart e atyre që ju a dhuruan. Pa garë, pa debat, pa mbajtur përgjegjësi por thjeshtë si dy të penduar që nuk e di askush ku janë dhe cfarë po bëjnë. Dhe ja ku jemi, kthim në të shkuarën më shikim nga e ardhmja!!!




Skip to toolbar