Kulluri: Revolucioni demokratik, ‘Deja Vu’ e 2019 

Më të fundit


Një ‘Deja Vu’ e 2019, kështu e komenton analisti Edvin Kulluri ‘revolucionin demokratik’ të Sali Berishës për ABC News.

“Është një dejavu e 2019 dhe e dimë si përfundoi. U ngrit një tymnajë e madhe, dhe në fund prodhoi një opozitës jashtë pushtetit vendor jashtë parlamentit. Opozita nuk po gjen dot rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet. Opozita po shkon me sukses drejt humbjes tjetër më 14 maj. Nuk po bën atë që duhet të bëjë. Derisa Berisha nuk po arritn të bashkojë axhendën e tij me pjesën tjetër të PD, imagjinoni sa e vështirë është të bashkojë këtë axhendë me elektoratin gri.” u shpreh Kulluri, ndërsa shtoi se e gjitha është një axhendë personale e Berishës.


“Kjo është një axhendë personale. E kam thënë edhe më parë, gabimi fatal i Berishës ishte mos reagimi i tij, ndaj të gjitha bëmave të lidershipit të PD, ku Berisha ishte pjesë. Ishte koshient për atë që po ndodhte dhe nuk reagoi përvec ditës që u përjashtua vetë. PD ka vetëm një detyrë, dhe është vonë, që është fitorja e zgjedhjeve” -shtoi më tej Kulluri.

Ndër të tjera, Kulluri u shpreh se opozitës i mungon sot një axhendë e qartë politike, një projekt politik. “Nuk kanë axhendë të qartë politike, po i heq mundësinë opozitës të ulet të mendojë për një Shqipëri tjetër.” u shpreh Kulluri.




Skip to toolbar