Kulluri: S’do jemi pjesë e Kuvendit sa kohë Berisha krijon kaos! Dhuna nuk është gjuha e PD

Më të fundit


Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri thotë se kjo forcë politike distancohet nga dhuna dhe veprimet e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend.Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se kjo nuk është mënyra e të bërit opozitë.

“I vetmi plan që ne nuk marrim në konsideratë, është të bëhemi qesharakë duke u rrahur me karrige, me tymyese në parlament, të vjedhim kartat e deputetëve.

Ne nuk mendojmë se kjo është mënyra e të bërit opozitë. Deputetët janë aty për të përfaqësuar sovranitetin popullor, për të ngritur çështje, për të debatuar dhe mbi të gjitha, për të bërë diferencën me kundërshtarin.

Kjo ka qenë edhe zgjedhje e jona për t’i dhënë mesazh edhe shqiptarëve, edhe zotit Berisha, edhe mbështetësve të tij, që nuk është kjo rruga me të cilën bëhet opozitë. Ne, opozitë do të bëjmë në parlament duke konkuruar me fjalë, duke propozuar ligje, duke bërë amendamente.

Atëherë, nëse ju mendoni se zoti Basha duhet të marrë një shkop dhe të godasë kolegët, çfarë do bëjë? Çfarë po bën Rithemelimi? Do të bëjmë të njëjtën gjë?

Nuk mban dot një fjalim normal në ato kushte. Ne nuk kemi ndërmend t’i bashkohemi një aksioni absurd i cili, konçidon në kohë dhe në veprim me çështjen e klubit Partizani”, theksoi ai.



Skip to toolbar