Kupa e Mbretit, hidhet shorti i ndeshjeve çerekfinaliste

Më të fundit


Sot (e premte) është hedhur shorti i Kupës së Mbretit apo i njohur ndryshe si Copa del Rey, ku janë caktuar katër çiftet e çerekfinaleve, pasi kanë mbetur vetëm tetë skuadra në garë për trofeun.

Shorti i çerekfinaleve të Copa del Rey ka caktuar ndeshje interesante, por edhe të forta, ku nuk dihet fituesi në asnjërën prej tyre.


Çifti i parë është ai në mes të Athletic Bilbao dhe Barcelonës, duke qenë ndeshja më e fortë e kësaj faze dhe e cila do të zhvillohet në “San Mames”.

Celta Vigo – Real Sociedad është ndeshja tjetër e kësaj faze dhe edhe kjo pritet të jetë ndeshje interesante pasi baskët janë mysafir. Mallorca – Girona, një sfidë e cila mund të jetë shumë e luftuar nga të dyja palët.

Atletico Madrid dhe Sevilla është çerekfinalja e fundit me dy skuadra që tradicionalisht kanë shkuar lart dhe shpeshherë kanë arritur ta fitojnë trofeun.

Ndeshjet do të luhen në javën e ardhshme, të martën më 23 janar, të mërkurën më 24 janar dhe të enjten më 25 janar.




Skip to toolbar