Kur Japonia tentoi të pushtojë SHBA-të me 9000 mijë balona

BOTA


Le t’i rrotullojmë akrepat e orës dhe të kthehemi 77 vite pas.

Mbërritëm në datën 5 maj të vitit 1945.


Në Evropë lufta po mbyllej, por në Paqësor ishte ende e gjallë dhe e furishme.

Ishulli Iwo Jima sapo i ishte marrë Perandorisë japoneze nga amerikanët.

Në Okinawa beteja vijonte të ishte shumë e përgjakshme.

Por, në Shtetet e Bashkuara askush nuk e imagjinonte se kërcënimi, në tokën e tyre, mund të vinte nga lart.

E paimagjinueshmja ndodhi në atë ditë me diell të majit.

Një grup i famullisë po ecnin në rrugicat e malit Gearhat, Oregon.

Papritur, midis pemëve, ata shohin mbetjet e një balone aerostatike, një lloj tullumbaceje që një Zot e dinte se si kishte zbritur atje.

Një skenë që të kujton episodin e balonës së spiunazhit që po ngacmon marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Pekinit.

Por ndryshe nga sot rezultati ishte dramatik.

Grupi afrohet dhe prek shtresën e jashtme të balonës.

Boom. Ajo shpërthen. Gruaja dhe pesë të rinjtë humbin jetën. Të gjitha viktima të luftës.

Në SHBA, duke filluar nga FBI-ja, nuk e dinë akoma: por ajo që ndodhi, ai shpërthim, ishte efekti i një operacioni sekret të planifikuar nga komanda e lartë japoneze në përgjigje të bombardimeve ajrore të Tokios më 18 prill 1942.

Rikujtojmë, bastisja e famshme e udhëhequr nga koloneli, Jimmy Doolittle, që u përjetësua në shumë filma lufte.

Të themi atë që është për t’u thënë, skenari japonez tregoi dëshpërim, por edhe shpikje.

Kishim një Tokio, jo shumë larg dorëzimit, pa asnjë mundësi për të bombarduar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.

Avionët nuk kishin autonomi të mjaftueshme, ato pak aeroplanmbajtëse që nuk ishin fundosur po lundronin në mbrojtje të kufijve kombëtarë.

Kështu në lojë futet ideja e balonave me bomba të realizuara midis viteve 1944 dhe 1945.

Shpresa ishte që loja e erërave do t’i shtynte ato balona drejt Lindjes – më vonë do të zbulohet se ishin gjithsej 9 mijë megjithëse vetëm shumë pak kanë arritur në destinacionin e tyre dhe të gjithë të tjerët kanë përfunduar kush e di se ku – duke i bërë ata të mbërrijnë nga Kalifornia në Midwest.

Profesori i historisë amerikane në Universitetin e Romës, Gregory Alegi, shpjegon për italianen “Corriere Della Sera” se me një mekanizëm të lidhur me ndryshimin e lartësisë, balona shkëputet  gradualisht.

Më pas balona “e dinte” se ishte në tokë dhe hodhi bombën e saj të vogël ndezëse.

Me sa tregojnë arkivat, gruaja dhe pesë djemtë ishin viktimat e vetme të operacionit “Fu-Go”, por balona të tjera shpërthyese u gjetën, edhe pas luftës, në të tjera pjesë të SHBA-ve, Kalifornisë, Kansasit, Nevadës, madje edhe Meksikës.

Madje e fundit u gjet në vitin 2014, në Kanada.

“Ne po përballemi me atë që ishte një lëvizje dëshpërimi”, e përkufizon Alegi.

Rezultatet ishin modeste në krahasim me përpjekjet e përfshira në planifikimin e gjithçkaje.

Por sot si atëherë, objektivi propagandistik duhet të ketë mbizotëruar: nëse do të ishte përhapur lajmi për efektet, sado minimale, të operacionit “Fu-Go”, do të ishte një goditje e madhe për Japoninë.

Duhet thënë se censura amerikane parandaloi çdo rrjedhje lajmi, kjo për përdorim të brendshëm, për të shmangur panikun, por edhe për përdorim të jashtëm.

Të mos lejonte Japoninë të marrë informacione për dështimin e sulmit.

Se ku i dihet ndoshta do ta planifikonte më mirë herë tjetër.

“Corriere Della Sera”




Skip to toolbar