“Kur më vdiq babai, hoqa vëthin dhe mjekrën”, Rama rrëfen si e përballoi humbjen e babait

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndërsa ka vizituar dy familje në Durrës, që kanë humbur të afërmit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka ndarë me ta ngjarje të dhimbshme nga jeta e tij, siç ishte vdekja e të atit, Kristaq Rama. Kryeministri është prekur nga tragjeditë që kanë përjetuar familja e Ajetit dhe ajo e Fatmirit nga Durrësi që humbën njerëzit më të dashur nën rrënojat e pallateve të shembura dhe për t’i ngushëlluar ka rrëfyer sesi e ka përballuar ai dhimbjen e vdekjes së të atit.

Fillimisht Rama kujtoi se kur ka qenë i vogël ra një termet (jo me përmasat e tërmetit të 26 nëntorit) por që ishte trembur shumë. “Ra termet, u çuam, Kristaqi më kapi mua, Neta Olsin, qëndruam poshtë derës…”, tha Rama, duke shtuar se sipas specialistëve asnjëherë nuk duhet të dalësh jashtë, gjatë kohës që po zhvillohen lëkundjet, por duhet qëndruar afër derës.


Më pas Ramës i ra në sy djali i familjes, Gjana që mbante vëth në vesh, me të cilin zhvilloi një bisede miqësore, ku tregoi edhe historinë e tij, kur mbante vëth. Bëhet fjalë për vitin 1998, kohë kur Rama u kthye nga Franca për të vazhduar në Shqipëri karrierën politike.

“Ti rri në Itali? Më hoqe mallin e vëthit tim… kam pas edhe unë një vëth. Kaq sa ty kam qenë 29 vjeç. Tani kur e kujtoj e hoqa vethin kur më vdiq baba. Isha në Paris kur më njoftuan…ne kishim marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë duhet të nisesha të nesërmen se nuk kishte avion. Nga stresi kam ndejt nuk e disa orë… kam heq mjekrën pa shkumë fare, hoqa vëthin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha “anormal”. Erdha këtu për varrimin e babës dhe për koincidencë të nesërmen u bëra ministër. Isha pa vëth dhe mjekër kur u bëra ministër”, u shpreh Rama.




Skip to toolbar