“Kur nisëm detyrën, vendet e rajonit ishin para nesh për të ardhurat për frymë”, Rama: Sot e kemi trefishuar, ca gjëra që flasin vetë

AKTUALITET


Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar nga selia e PS, se qeveria aktuale ka bërë një punë vërtetë të mirë, pasi kur morën detyrën e gjetën vendin poshtë vendeve të tjera të rajonit, ndërsa tani të ardhurat për frymë janë trefishuar. Ai ka theksuar se disa gjëra flasin vetë, kur kthen kohën pas dhe shikon të shkuarën.

“Kur ne erdhëm ishte një nga sektorët më të prapambetur dhe nuk krahasohej me asnjë nga vendet e tjera. Kur shikon të shkuarën e këtyre viteve, ka ca gjëra që flasin vetë. Flet vetë fakti që ne kemi qenë një vend me 330 mijë për frymë, sot e kemi trefishuar. Ky trefishim flet për rrugë transformimi dhe është e shprehur në rajonin ku ne jetojmë. Kur ne nisëm detyrën, të gjithë vendet e rajonit ishin para nesh përveç Kosovës për të ardhura për frymë. Ndërsa sot ne kemi para nesh vetëm Malin e Zi dhe Serbinë. Ne kur morëm detyrën paga minimale ishte 165 euro, sot 400 euro, ndërsa mesatare 321, sot 750 euro.

Pse na duhen këto?

Këto nuk na duhen që ne të ulemi dhe të shijojmë pamjen e Shqipërisë që ne kemi ndërtuar. Këto na duhet për të parë se sa kohë është humbur më parë dhe se sa na duhet të bëjmë ne, sepse ne sot kemi një pozicion të vendit që nuk e kishim. Jemi në kushtet ku ne mund të bëjmë dhe jo të flasim, të bëjmë një ekonomi gjithëpërfshirëse”, u shpreh Rama./abcnews.al



Skip to toolbar