Kurdët e Sirisë lëshojnë raketa në Turqi, 3 të vrarë e 6 të plagosur

BOTA


Një ditë pasi avionët ushtarakë turq kryen sulme ajrore mbi bazat e militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në Irak ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i grupeve kurde.

Nga veriu i Sirisë janë lëshuar 5 raketa në drejtim të Turqisë ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë ku dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Raketat goditën një shkollë, dy shtëpi dhe një kamion në qytetin Karkamis pranë kufirin me Sirinë.


Ky incident vjen pas hakmarrjes së Ankarasë ndaj sulmit në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë.

Turqia fajëson për ngjarjen e rëndë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit por kjo e fundit ka mohuar se ka gisht në ngjarjen e rëndë. Breshëria e raketave pason operacion ushtarak ndërkufitar gjatë fundjavës. Avionët luftarakë turq kryen sulme ajrore mbi bazat e militantëve kurdë në Sirin dhe Irak, ku u shkatërruan 89 objektiva.




Skip to toolbar