Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA dhe Lidhje Demokratike të Kosovës në listat e tyre të kandidatëve për deputet kanë persona që kanë ‘probleme’ me ligjin.
Lëvizja Vetëvendosje udheheq listen me 14 kandidatë, pasuar nga AAK-NISMA me 8 kandidatë dhe LDK me 1 kandidat.
Keto jane te dhena te nxjerra gjate nje conference për medie të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO.
“Subjektet të cilat janë certifikuar për zgjedhjet e vitit 2025 tre prej tyre përbëjnë kandidatura me persona të cilët kanë probleme me ligjin. Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7.27% dhe LDK me një kandidatë. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin 16 prej tyre janë duke u përball me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20. Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21”, tha Burbuqe Kastrati nga Levizja Fol.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se Lëvizja vetëvendosje ka një qasje jo serioze për sistemin e drejtësisë me premtimet që ka bërë gjate fushates.
“Lëvizja Vetëvendosje sundimi i ligjit trajtohet në një faqe të këtij programi dhe që përmban tri çështje. Çështja e parë është themelimi i një Gjykate Familjare, çështja e dytë është themelimi i një prokurorie të specializuar dhe themelimi i një zyreje për hetime Displinore. Sa i përket nevojës për gjykatë familjare ky program nuk përmban asnjë analizë dhe as detaje se pse janë problematike këto çështje dhe pse nuk mund të angazhohen ndryshe…S i përket themelimit të një prokurorie speciale është definitivisht e pakuptueshme….. “, theksoi Gwzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ndersa sipas Arbër Kadriu nga INPO u shpreh se prej 28 subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kanë program politik. Raporti “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire”, tregon se programet elektorale të partive politike për zgjedhjet e 2025-tës adresojnë çështje si transparenca, qeverisja e mirë, administrate publike dhe barazi gjinore, por shumica prej tyre nuk ofrojnë detaje për reformat.
Sipas këtij raporti shumica e partive elektorale nuk japin masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase, ndërsa sa i takon barazisë gjinore përmendet në mënyrë të përgjithshme, por masa të qarta për adresimin e tyre në praktikë./abcnews.al