“Kurti gjen gjithmonë një fije për të nxitur konflikte”/ Frrok Çupi: Një luftë për Kosovën, sjell fatkeqësi shumë të madhe

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë se qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka gjetur gjithmonë një fije për të nxitur konflikte ndëretnike në Kosovë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se në momentet kur Perëndimi bën thirrje që të mos nxiten konflikte mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti bën veprime të tilla, si ajo e heqjes së dinarit, e cila ishte e pakonsultuar me ndërkombëtarët.


“Patjetër, ky është zemëreku i një situate shumë të rrezikshme në Ballkan. Ndodhemi para një fakti që e gjithë situata në Ballkan, gjykohet, analizohet, shikohet në sfondin që ka rajoni dhe situatën botërore. Kemi një luftë në Ukrainë, e cila tentohet të shtrihet deri këtu. Kemi një marrëdhënie të Kinës me Tajvanin, që ka shumë ngjashmëri në rrezikun që i paraqitet Kosovës, kemi Lindjen e Mesme, me Hamasin dhe Izraelin, vatrat e luftës po rrethojnë rajonin tonë, edhe pse duket se janë larg. SHBA dhe Perëndimi është tmerrësisht i kujdesshëm dhe alarmant për nxitjen e konflikteve ndëretnike dhe për shpërthimin e një lufte këtu, se patjetër që do të fusë duart Rusia në Ballkan. Po ndodh pikërisht, po këputet durimi në një nga hallkat më delikate.

Cilat janë hallkat? Çështja e Ballkanit ka pika shumë delikate, është falimentimi i marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë, është problemi i shpërbërjes së Bosnje dhe Hercegovinës, mosmarrveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova po tenton të bëjë ligje të reja për serbët e Kosovës, ndërkohë i jepet shans Serbisë që të kërkojë ndihmën e Rusisë. Në momentet kur Perëndimi ka më shumë nevojë që kjo situatë e krijuar në Serbi, të mos nxitet, preket për një konflikt, qeveria e Kurtit bën pikërisht këtë gjë. Kishim kufirin, kishim zgjedhjet, kishim targat, kishim emërtesat. Qeveria Kurti gjen një fije për të nxitur një konflikt atje. Një shtet, sidomos një shtet të dobët si Kosova, i sapolindur, nuk e qeveris dot edukata, bindja e kryeministrit, as edhe e mbretit. Bëjmë pjesë në një situatë shumë të rrezikshme, jemi afër Luftës së Tretë Botërore. Gjëja më e thjeshtë, shkon te ideja se Albi Kurti po përdoret, siç janë përdoren edhe të tjerë. Nga Rusia po përdoret Vuçiç. Një luftë për Kosovën, sjell një fatkeqësi shumë të madhe, por hajde thuaji kryetarit të qeverisë. E gjen Kosovën në radhë të parë, pa aleancën e konsiliduar me aleatët e mëdhenj, e gjen në një gjendje ekonomike shumë të rëndë, pa pikën e energjisë. Janë situata shumë të rënda për Kosovën. Kosova nuk do të fitojë asgjë në një luftë”, theksoi ai.




Skip to toolbar