“Mashtues” e ka etiketuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ai është shfaqur në dyert e Kuvendit, atje ku dështoj një tjetër tentativë për konstituimin e tij, i nervozuar por i qartë për përgjegjesit politik të kësaj situate.
Sipas tij, pyetjen se kur do te zgjidhet ngerci politik ne vend, gazetaret dhe opinion publik duhet tja drejtoj Albin Kurtit.
“Kjo pyetje veç një njeriu. Mashtruesit Albin Kurtit., për fat të keq jemi tu e pagu çmimin se i kemi besu një mashtruesi. Kjo situatë duhet të marrë fund, mashtruesit nuk mundet pafund me u tall me ne. Mashtruesi ka marrë shumicën e votave, gjithë Kosova peng i tij. Këto përrallat piu kafe me këtë, ky njeri po i vazhdon me i ba të këqija vendit. Njerëzit duhet të mbushen mend njëherë i përgjithmonë.”
Ndërsa Fatmir Limaj komentoj takimin e tij me kreun e LDK Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se thelb i diskutimeve ishin cështjet e sigurisë, pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.
Politika në Kosovë nuk po jep asnjë dritë jeshile për zhbllokimin e situatës, po duket se të gjitha energjitë janë përqendruar te zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, si një tjetër matje pulsi për votuesit, pasi i kanë lënë për më shumë se katër muaj pa institucione të reja, dhe pa partner të besueshëm përballë ndërkombëtarëve.