Kush është Altin Morina? Si u katapultua efektivi i RENEA-s, që u kap me 113 mijë euro

AKTUALITET


Detaje nga arrestimi i efektivit të RENEA-s, i arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në makinën me të cilën lëvizte uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz që shihni në foto.


Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Nga hapja e saj policia sekuestroi 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë dhe 80 paund. Pas arrestimit efektivi, Altin Morina ka refuzuar të tregojë burimit e parave të gjetura në makinë.

Dosja ka publikuar një historik të shkurtër të karrierës së Altin Morinës, efektivit të Forcave RENEA që u kap sot me 113 mijë euro në mjetin e tij luksoz tip “Audi”. Morina është mësuar se karrieren nga efektiv i Policisë, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit. 

Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.

Në këto kushte policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin i cili tashmë akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete.




Skip to toolbar