Kush vendos për Komisionet Hetimore? Ndreca sqaron paqartësitë: Nuk janë shkelur të drejtat e opozitës

Më të fundit


TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i ftuar në “Real Story” foli për debatin mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ai tha se mazhoranca ka marrë vendime dhe mbi ato vendime ka ndjekur një procedurë arsyetimi, tek e cila beson fort se është brenda kuadrit kushtetues.


Sipas Ndrecës, opozita fare mirë këto vendime mund t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por gjithsesi ai këmbëngul se nuk janë shkelur në asnjë pikë të drejtat e opozitës shqiptare.

“Kur thashë duhet një opozitë reale, e ka fjalën tek profesionalizmin. Nuk janë cenuar të drejta e opozitës, komisioni hetimor, ndryshimi i rregullores. Nuk është rasti për të thënë se janë cenuar. Në këtë ligj të ndryshuar, është ndërhyrë për t’i dhënë Komisionit Hetimor kritere, i cili bën proces të rregullt ligjor. Gjykata Kushtetuese thotë, po, opozita ka të drejtë të ngre komisione, por ka të drejtë bazuar në disa kritere për ta ngritur. Pse opozita, që për secilën nga refuzimet e bëra të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca ka bërë një arsyetim dhe arsyetimin ta çojnë në Kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa Roland Bejko nga PD, i cilëson si jo të drejta veprimet për ndezjen e flakadanëve në sallën e Kuvendit.

“Edhe unë jam kundër marrjes së karriges dhe flakadanëve dhe kalimin e parlamenti në disfunksion. Kjo ka ndihmuar Ramën për të kaluar ligje, buxheti u miratua për tre minuta.”, tha ai./ abcnews.al




Skip to toolbar