Kuvendi, ‘dritë jeshile’ amnistisë penale/ Basha bojkotoi seancën, Shehaj votoi kundër, Felaj abstenoi

Më të fundit


Kuvendi miratoi me 110 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim ligjin për Amnistinë Penale. Deputeti Agron Shehaj ishte i vetmi që votoi kundër, ndërsa deputetja Ermonela Felaj abstenoi.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe amendamentin e Gazment Bardhit për amnistinë ndërsa rrëzoi amendamentet e Enkelejd Alibeajt.


Votimi u duartrokit si nga deputetët e PS-së ashtu dhe të Rithemelimit, ndërsa deputetët e grupit të Lulzim Bashës u larguan sapo amendamentet e tyre u rrëzuan. PS dhe Rithemelimi dhe opozita finalizuan dakortësinë pas amendamenteve që u dorëzuan nga këta të fundit në Kuvend, ku parashikohet falja e të gjithë protestuesve, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Nga amnistia përfitojnë 700 të dënuar, të cilët do të lirohen menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij ligji 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

“Basha së pari votoi dhe bashkoi votat në parim për këtë ligj, duke treguar se është dakord për qëllimin e shpallur të kësaj amnistie por nuk ra dakord për. marrëveshjen mes Bardhit dhe Çuçit, të cilën e votoi kundër së bashku me Merita Bakiun dhe Agron Shehajn. Kur e pa që vota e tij nuk ishte përcaktuese dhe as i gjithë grupi i tij nuk ishte pro tij, Basha bojkotoi seancën dhe në vijim të votimit, ligji i amnistisë u votua me 110 vota pro, pjesë edhe dy deputete Ornela Nebijaj dhe Eralda Taso Bano, që është nga linja zyrtare e PD. Të dyja këto zonja bashkuan votat me PS, me Rithemelimin dhe të vetmen votë kundër kjo amnisti e mori nga Agron Shehaj. Një abstenim erdhi nga socialistja Ermonela Felaj, e cila për herë të parë e prezanton këtë qëndrim.

Felaj ka qenë kundër dhe Xhafaj ka qenë abstenim te neni që kishte të bënte me faljen e një kategorie protestuesish të opozitës. Mesa duket nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me shumicvën e partisë së tyre, që pranuan ta zgjerojnë skemën e përfituesve opozitarë, duke përfshirë edhe ata që ndoshta në fillim nuk ishin të gatshëm të falnin. Me këtë amnistri, të gjithë ata që kanë protestuar ndër vite, përfshirë 31 mars 2024, do të falen por jo ata që kanë kundërshtuar me dhunë policinë. Në fillim, PS nuk ishte e gatshme, por në këtë rast u bë një lëshim që kënaqi vetëm zotin Bardhi dhe jo zotin Basha, edhe pse ky i fundit ishte ai që inicioi amendamente për të përfshirë protestues, por kishte kërkuar falje për protestuesit që kishin protestuar për dhe jo për Berishën apo për dikë tjetër.”, raportoi gazetarja Esiona Konomi.




Skip to toolbar