Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese. Rama ndërkombëtarëve: I takon shtetit shqiptar të vendosë për sistemin zgjedhor

AKTUALITET


Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake para zgjedhore.

Sipas sekretarit të votimit në votimin për ndryshimet kushtetuese morën pjesën 116 deputetë.


Ndërkohë, në këtë seancë, kryeministri Edi Rama mbrojti dhe njëherë ndryshimet kushtetuese duke thënë se votimi i tyre do të thotë të jesh në krahun e duhur të historisë dhe forcimit të demokracisë në vend.

Ai bëri dhe një thirrje për ndërkombëtarët duke thënë se i takon shtetit shqiptar se çfarë bën me sistemin zgjedhor. “Nuk është një vendim që duhet ta ndajmë as me ambasadoren amerikane dhe me askënd tjetër, duke i respektuar maksimalisht”, tha Rama.




Skip to toolbar