Kuvendi mblidhet për Xhaçkën/ Këshilli i legjislacionit shqyrton vendimin e Kushtetueses

AKTUALITET


Kuvendi mblidhet të martën në Këshillin e Legjislacionit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, vendim i cili u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës. Thirrja e Këshillit të Legjislacionit jashtë sesionit parlamentar u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të PD-së.

“Këshilli do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pritet të diskutohen qëndrimet e të dyja palëve. Këshilli përbëhet nga 10 anëtarë, 5 për seclin dhe ndodh shpesh që të dyja palët të kenë qëndrime të ndryshme, sikundër pritet që të ketë edhe në këtë mbledhje. Opozitarët që e kanë vënë në lëvizje kuvendin për mandatin e Xhaçkës kërkuan që të mos kishte kalim në hallka të tjera të shqyrtimit të vendimit të Kushtetueses, por të mblidhej menjëherë parlamenti dhe të dërgohej mandati në GJK, por nga ana tjetër, kryetarja e parlamentit vendosi që para se të shkohet në parlament, vendimmarrja e gjykatës të shqyrtohet njëherë në Këshillin e Legjislacionit.”, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.

Çështja për Olta Xhaçkën është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të statusit të investitorit që ka bashkëshorti i saj.



Skip to toolbar