Kuvendi nis punimet më 7 shtator në orën 17:00, ja cili do të jetë rendi i ditës në seancë plenare

AKTUALITET


Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet e saj më datë 7 shtator, ora 17:00.

Në këtë datë, Kuvendi nis sesionin e VII-t të legjislaturës së IX-t.

Në njoftimin për fillimin e sesionit të ri parlamentar, jepen edhe detaje se cili do të jetë rendi i ditës në parlament.

Ky është sesioni i fundit parlamentar përpara zgjedhjeve të vitit 2021.

Njoftimi:

RE PU B LJ KA E S H QJ. P E RI S E

KUVENDI

Kryetari

URDHER

Nr. 43, date 31.08.2020

Tirane, me 3 . O􀀈. 2020

PER THIRRJEN E SESIONIT TE VII TE LEGJISLATURES SE IX

TE KUVENDIT TE SHQIPERISE, DATE 7.9.2020, ORA 17.00

Ne mbeshtetje te nenit 74, pika 1 te Kushtetutes dhe nenit 42, pika 1 te Rregullores se Kuvendit,

URDHEROJ:

Thirrjen e sesionit te VII te legjislatures se IX te Kuvendit te Shqiperise ne seance plenare date
07.09.2020, ora 17:00.

1-Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
2-Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.
3-Njoftimi i c;eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
4-Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punes se Kuvendit per periudhen 7 shtator – 16 tetor 2020.
5-Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 7 – 25 shtator 2020.
III. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

KRYETARI

Gramoz RUÇI



Skip to toolbar