Kuvendi, shumica ashpërson qëndrimin/ Listës së “zezë” i shtohen 7 Foltoristë. Me shpejtësi miratimi i rregullave të forta

AKTUALITET


Partia Socialiste ka kërkuar për shkak të kaosit në Kuvend përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. 

Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.


Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka. 

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marre pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Sakaq, ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.




Skip to toolbar