Kuvendi voton sot për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Më të fundit


Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të ketë debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike.

Grupi i Rithemelimit deklaroi një ditë më parë se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Rama.


Me gatishmërinë e mazhorancës për ta shtyrë votimin nëse opozita kërkon kohë, kjo e fundit i mbylli dyert e bashkëpunimit, dhe përmes Gazment Bardhit ende pa u njohur me projekt-vendimin deklaroi se do ta bojkotojë.

“Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi”, tha Bardhi.


Edhe PD e Bashës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian ndërsa siç burime për Report Tv pohojnë kryetari i këtij komisioni pritet të jetë Fatmir Xhafaj.




Skip to toolbar