Ky është Dritan Nano, 58-vjeçari që policia thotë se është organizatori dhe porositësi i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Nano u shoqërua të mërkurën nga policia dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues me ta.
Kjo çështje dyshohet se ka qenë arsyeja pse u kërkua dhunimi i tij. Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgimin e një prone në Tiranë. Procesi është fituar nga ai, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.
Nga hetimet e kryera, policia dyshohet se autorët nuk kanë qenë të paguar, por janë lidhje e afërt e organizatorit të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Dorian Alia pasi u vetëdorëzua. Ndërkohë janë në kërkim Elton Kasaj e Drivald Alia si pjesëmarrës në sulm, ndërsa Romario Tabaku se i ka ndihmuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.