La sobën e druve ndezur gjatë natës, digjet banesa në Kukës, ndërron jetë 82-vjeçari

AKTUALITET


Një banesë është djegur gjatë natës në Kukës duke shkaktuar vdekjen e një 82 vjeçari që jetonte aty.

Sipas policisë së Kukësit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa i moshuari gjatë natës kishte lënë sobën ndezur, që për pasojë solli djegien e shtëpisë.


Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.




Skip to toolbar