Policia ka vënë në pranga dy persona nga Elbasani të cilët kishin kthyer lokalin në një laborator ku përpunoheshin lëndët narkotike, kryesisht kokaina, e cila bëhej gati për ta nxjerrë në treg.
Në pranga kanë rënë J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh ndërsa lokali ishte marrë me qira nga K.Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh.
Policia sekuestroi 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës.
Policia vijon aksionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aksion.