Analisti Arben Meçe, në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se problemi i Partisë Demokratike është besueshmëria.
Gjithashtu theksoi se ka bërë koalicion me ekstremistë grekë.
“Berisha ky ka qenë. Pas humbjeve të 2005 deklaratat e tij kanë qenë kaotike. Berisha po e bën fushatën elektorale mbi dy boshte, por flet për LaCivita, është një ofendim i rëndë për popullin shqiptar. Problemi i PD është besueshmëria.
Por përse i thotë ai magjistar? Dhe koalicion i Berishës me qarqet ekstremiste greke dhe politikën greke janë një lobim grek. Është bërë aq aktiv sa ka zhvlerësuar identitetin e vet. Është kthyer në një lëpirës ordiner i klaneve greke. Populli shqiptar të mos harrojë se mbi të gjitha është patriot”, tha ndër të tjera Meçe.