Lamtumirë Zef Deda! Ndërron jetë aktori shkodran

AKTUALITET


Aktori i mirënjohur Zef Deda ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.


Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Rolet Kryesore

  • Kunati i shokut Xhemal,
  • Kola i dritave,
  • Charlie Chaplin (imitim) ,
  • Kusheriri nga Amerika,
  • Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
  • Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.



Skip to toolbar