“Le të lutemi së bashku!” Papa Françesku mesazh në rusisht kundër luftës në Ukrainë

BOTA


Papa Françesku ka postuar në Twitter një mesazh kundër luftës në Ukrainë, por në gjuhën ruse.

Ai tha se ukrainasit po vuajnë çdo ditë nga “sulmet brutale”, duke bërë thirrje që “lufta e çmendur” të përfundojë.

Mesazhi i tij u postua në rusisht në Twitter.

Ndërsa dënon luftën dhe bën thirrje për paqe, Papa është kritikuar se nuk e kritikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë.

“Edhe një herë, shpreh afërsinë time me popullin ukrainas, i cili vuan çdo ditë nga sulmet brutale: njerëzit e zakonshëm po paguajnë për to. Le të lutemi së bashku që Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur!”, shkruan Papa në Twitter.



Skip to toolbar