Lela ironi me Ramën: Më godit prapë! Gjekmarkaj: Do kesh fund diktatori! Kryeministri: Padre mund të flas unë

AKTUALITET


Pasi kryeministri i vendit Edi Rama, mohoi të jetë dhunuar gazetari Alfred Lela në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar, debat i fortë ka shpërthyer mes tij, gazetarit Lela dhe analistit Agron Gjekmarkaj.

“BalkanWeb” sjell debatin e zhvilluar në emisionin “Real Story” në News 24, ku as kryeministri, por as edhe panelistët nuk e kanë kursyer ironinë.


Alfred Lela: Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?

Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhune

Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.

Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.

Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…

Agron Gjekmarkaj: T’i qitët sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi të tërë

Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…




Skip to toolbar