“Letohet” Doktori/ Sulmon Dumanin për aksionin, por harron vëllain e bodigardit

Më të fundit


Sali Berisha ndryshoi qëndrim 180 gradë për operacionin e AntiMafias dhe SPAK. Nga sukses, ai e konsideroi një mashtrim. Dhe gjeti menjëherë arsyen që nuk e gjente prej ditësh, për humbjen e zgjedhjeve. Sigurisht dhe autorin e gjithckaje që atij i shkon ters prej tre vjetesh: Altin Dumanin.

“… sepse Altin Doçi, Poja i Skapit, deklaroi dje se e kishim vendosur me Antimafien Italiane që të mos i arrestonim në kohën kur ata kërkuan, çka tregoi se ai ka mashtruar Antimafien vetëm e vetëm që kryekrimineli i Durrësit, Ergys Agasi me bandën e tij nga Edi Rama, të kryenin operacionin elektoral që kryen.”

Berisha akuzon se Rama dhe bashkëpunëtorë të tij janë të lidhur me këtë operacion, por i vetmi politikan i lidhur me eksponentët e këtij operacion, është vetë doktori. Sikleti i urdhër arrëstit për vëllain e truprojës së tij më besnik, Redi Tushës, ishte i dukshëm. Ndonëse doktori nuk e përmendi asnjëherë. Bile ju shmang edhe pyetjeve te gazetareve.

Por ndërsa akuzoi se Dumani shtyu ekzekutimin e urdhër arresteve, për të mbrojtur Visin e  Pojës, harroi të thoshte se po ashtu arrestit  shpëtoi edhei Redi Tusha, vëllai i njeriut të cilit i ka besuar jetën.

“Duhet të ishte Altin Dumani në vend të Pojës sepse tregoi se ka bllokuar operacionin dhe natyrisht ai do marrë një dekoratë nga Edi Rama për përmbushjen e mirë të misionit që i bëri.”

Dhe këtu ju kthye misionit të tij tridhjetevjecar. Mision që nuk e ka përmbushur dot kurrë.

“Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja”

Si provë 10 ditë pas zgjedhjeve, ai nxori 10 fletë votimi nga qarku i Elbasanit. Aty Partia Demokratike humbi me 50 mijë vota diferencë. Doktorin kjo kurrë nuk e ka penguar për të kundërshtuar rezultatin, po kësaj radhe kundërshtimi pa dashje, i erdhi nga vetë kandidati i tij humbës.

“Jo, s’pashë vula tek fletët e votimit, nuk i ktheva, s’pashë vula”

Konferenca e të enjtes, së paku ishte përfaqësuese. Vec pranisë zhurmese të doktorit si humbës kombëtar, dhe të Bedar Himcit si humbës mandati, në sallë ishte edhe Tomor Alizoti. Por njeriu që dikur kërcënoi se do hante kundërshtarët, sot hëngri vetëm gjuhën e tij.



Skip to toolbar