Letra sekrete e mbretëreshës qëndron e fshehur në kasafortë, do hapet pas 63 vitesh 

BOTA


Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha  Elizabeth II, qëndron e fshehur në një kasafortë dhe nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera.

Letra u shkrua me dorë nga mbretëresha për njerëzit e Sidneit dhe fshihet në një nga ndërtesat historike të qytetit të Mbretëreshës Victoria.


Mbretëresha e shkroi letrën pasi ndërtesa u restaurua në nëntor 1986, ku e futi brenda një kutie xhami.

As stafi i saj personal nuk e di se çfarë përmban letra. E vetmja gjë që dinë njerëzit e besueshëm të mbretëreshës janë udhëzimet se kur do të hapet letra.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, kombi tani ka hyrë në një  periudhë kombëtare, që do të mbahet dhe 7 ditë pas funeralit të saj.




Skip to toolbar