Lëvizjet në qeveri, Minxhozi: Ardhja e Shahinit me Cakajn nga Kosova nuk ishte rastësi.

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për lëvizjen e parë në qeveri, largimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit

Minxhozi në fakt është kthyer herët, në vitin 2018, kur Shahini dhe Cakaj erdhën nga Kosova si dy ministra të rinj në kabinetin qeveritar.


Sipas tij, kjo ishte një gjetje e goditur nga Rama, më shumë se sa të vendoste dy komponentë politikë të PS pasi ishte kulmi i debateve për korrigjim territoresh në Kosovë.

Analisti thotë se me këtë lëvizje synohej të vendosej një paqe afatgjatë por ndërkohë që sot ndyshimi i kufijve ka rënë, edhe pse jo përfundimisht.

”Mendoj se, unë modestisht e kam thënë që ideja ime e rekrutimit të ministrave nga Kosova, s’ka të bëjë fare për karrierën e tyre apo angazhimin në PS. S’është fare e rastësisshme që ardhja e Cakajt dhe Shahinit, ka ardhur me kulmin e propagandës në Kosovë e Shqipëri për korrigjimin e territoreve. Afrimi i dy komponentëve, nga një shtet të së njëjtit komb. Afrimi i këtyre dy komponentëve ishte gjetje më shumë se sa dy komponentë politikë.

Ishte për një paqe afatgjatë Serbi- Kosovë. Unë këta dy ministra i kam parë si produkt i një platforme për një paqe afat gjatë. Ka qenë një ëndërr më shumë, se kur hiqet tulla e parë dhe ndryshimi kufitar ra edhe pse s’ka rënë fare. Ka marrë drejtim tjetër negociatat mes dy shteteve.”- tha Minxhozi.




Skip to toolbar