Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohet i moshuari

AKTUALITET


Nje bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së premtes në katin e tretë një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë dëmtime Shtjefen Tushi, rreth 70 vjeç.

Ai ka qenë duke pjekur kafe në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lendime në duar në përpjekje për të fikur zjarrin në banesë.


Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit./abcnews.al




Skip to toolbar