Liderët mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih, i pranishëm edhe Rama

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që do të mbahet për tre ditë radhazi, 16-18 shkurt. Kreu i qeverisë është u nis sot drejt Mynihut, ndërsa një ditë më parë mbërriti edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pas vizitës në Tiranë, Blinken u nis drejt Gjermanisë për t’iu bashkuar punimeve të Konferencës së Sigurisë e cila mblidhet si çdo vit, por duket se këtë herë do të jetë ndër më të rëndësishmet në historinë 60-vjeçare.


E quajtur “Davosi i Mbrojtjes”, Konferenca e Sigurisë së Mynihut do të mbledhë rreth 60 krerë shtetesh dhe mbi 85 zyrtarë qeveritarë në qytetin bavarez për të diskutuar çështjet aktuale dhe të ardhshme të sigurisë globale.

Në fokus të diskutimeve do të jenë lufta në Rripin e Gazës dhe shqetësimin për zgjerimin e konflikteve në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë dhe zgjerimi dhe forcimi i NATO-s. Në takim do jetë i pranishëm edhe vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh do të flasin gjithashtu në konferencë. Ministri i Punëve të Jashtme kineze Ëang Yi, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënpresidentja e SHBA Kamala Harris do të jenë ndër figurat e tjera kryesore politike të pranishëm.

Siguria është rritur në të gjithë qytetin, me 5,000 policë dhe automjete përforcuese të dukshme në shumicën e rrugëve kryesore. Takimi i liderëve pritet të shoqërohet me protesta, ku qindra protestues pritet të mblidhen jashtë vendit ku zhvillohet konferenca, Hotel Bayerischer Hof, për të protestuar për atë që ata quajën shkelje të të drejtave të njeriut nga Irani.




Skip to toolbar