Lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI? Gjiknuri: Tymnajë e opozitës 

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i ka konsideruar tymnaja lajmet se ish-drejtori i FBI i arrestuar në Amerikë është ndikuar nga autoritetet shqiptare. Në një konferencë për mediat, numri dy i socialistëve u shpreh se drejtësia amerikane e ka zbardhur çështjen.

“Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita shqiptare për të sfumuar këto ngjarje dhe faktet e reja që kanë dalë për 21 Janarin. Gjithmonë ngrihet një alibi që gjoja ka më tepër rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.


Ngjarjet e Shqipërisë, ato që përmenden, nuk faktojnë përfshirje të autoriteteve shqiptare. Përsa i përket asaj të Nik Muzin, rasti i Muzin i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush nuk e ka hedhur poshtë që paratë kanë qenë ruse. Ka një vendim të drejtësisë amerikane, janë zbardhur dhe dokumentet.

Në vetëvete, problemi ka të bëjë me sa drejtë e ka zbatuar detyrën një zyrtarë i lartë i SHBA. Nuk ka faj kryeministri i Shqipërisë se ka takuar një zyrtar të lartë të FBI. Çdo politikan do e bënte. Nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është cënuar interesi i SHBA”, u shpreh Damian Gjiknuri.




Skip to toolbar