Lidhjet ruse, Rama: Drejtësia të provojë se nuk punon me 2 standarde

Më të fundit


Kryeministri Rama ka reaguar për financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën duke shkruar në rusisht: “Oh, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë”.


Verifikimi ligjor i fakteve të publikuara në televizion kombëtar është domosdoshmëri, thekson Rama duke iu drejtuar organeve të drejtësisë se duhet të  provojnë se nuk punojnë me dy standarde.

“Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë …” e nis Rama reagimin e tij në gjuhën ruse.

“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan kryeministri në Twitter.




Skip to toolbar