Ligjvënësi amerikan: I shqetësuar se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve kibernetike

AKTUALITET


Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran.

Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projekt-rezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë, e bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zoti Torres shton se pret mbështetje dypalëshe për Shqipërinë, që sikurse thotë, është një nga aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.


Ligjvënësi amerikan flet dhe mbi të ardhmen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Ai thotë se Uashingtoni nuk duhet të veprojë sikur të jenë një ndërmjetës neutral, në kushtet kur Kosova është një aleat i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Serbia i Rusisë. Ndaj për zotin Torres, sfida reale për përmbylljen e dialogut mes dy vendeve, mbetet afërsia e Beogradit me Moskën.




Skip to toolbar