Lirohet nga burgu Vangjush Dako, GJKKO i cakton “arrest shtëpie”

AKTUALITET


Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi Dakon, duke i vendosur masën e arrestit në shtëpi.


Shkak i lirimit është kalimi i afatit 6-mujor të paraburgimit.

Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti.

Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.




Skip to toolbar