Lista e mbyllur e PD në Tiranë/ Rama: Tribuna VIP e kënetës. Skuadra e PS, e ndërtuar me shumë kujdes

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si tribunën VIP të kënetës, listën mbyllur të kandidatëve të PD në Tiranë.

Gjatë një komunikimi online me qytetarët, Rama tha se ndryshe nga opozita, skuadra e PS është ndërtuar me shumë kujdes.

Rama shtoi se drejtuesit politikë të PS në qarqe, kanë punuar për të gjetur kandidaturat më të përshtatshme.

“Kush kishte ndonjë dyshim apo kush kishte ndonjë shpresë, apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikojë skuadërn në listën e mbyllur të keyqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shihni kiush janë VIPA-at t kënetës, shikoni skuadrën në listën e mbyllur të Shqipërisë madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënbyrë rutaler.

Është i vetmi që e ka merituar të jet1% te skuadra e listës së myllur. Dash Sula, i madhi Dash Sula, u la jashtë, në det të hapur dhe mesa unë mora vesh, u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vahzdon të besojë se Shqipëria bëhet. Por Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti Peqini dhe nuk pajtohet dot këneta me të.

Skuadra jonë kombëtare është diçka krejt tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes, duke nisur që nga viti i shkuar, në shtator. Drejtuesit politikë të qarqeve bëjnë punën studimore dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me partinë, me aktorë dhe faktorë të shoqërisë, se cilët dhe cilat janë kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme”, theksoi ai.



Skip to toolbar