‘Listat e PD nuk kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin’/ Topalli: PD ja ka dalë të mbijetojë për të dytën herë, frymë tjetër me ardhjen e Berishës

Më të fundit


Për Jozefina Topallin, listat e shpallura nga PD në prag të zgjedhjeve të 11 majit është një listë që nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, lista është plot me të rinj dhe me njerëz me integritet.

Për PD, Topalli u shpreh se ja kanë dalë për herë të dytë të mbijetojnë dhe se me ardhjen e Berishës në krye të PD ka një frymë tjetër.

“ Ne nuk kemi qenë në kushtet e mbijetetsës për shkak të organizimit tonë, ne ishim projektuar për shkak se dy vite më parë në zgjedhje nuk na lejuan të kishim emrin e kryetarit të bashkisë. Ishim në agresion dhe pala tjetër përdorte shumë mirë kryetarin e partisë. Kemi kaluar një kalvar si forcë politike, kemi rezistuar dhe ja kemi dalë për herë të dytë të mbijetojmë.

Ja kemi dalë të jemi këtu ku jemi. Ka dy muaj ku çdo gjë ka ndryshuar, është një frymë tjetër me ardhjen e Berishës. Kemi një listë që nuk ka lidhje me korrupsionin, krimin, problemet. Kemi një listë me shumë të rinj, njerëz që kanë tregyar integritet. Aty janë përfshirë të gjithë sensibilitetet. Lista duhet të jetë përfaqësuese.”



Skip to toolbar