“Lojërat” e Berishës: Me Metën për kandidatët, për këshilltarët me koalicion tjetër

Më të fundit


Sali Berisha lëshon 3 deputetë të tij demokratë, ndër me besnikët, për të maksimizuar numrat e tij në këshillat bashkiakë. Në Komisionin qendror të zgjedhjeve, këtë mbrëmje, nuk u dorëzua një koalicion opozitare, por 2 të tilla.

Njëri drejtohet nga Partia e Ilir Metës dhe tjetri nga Artur Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat.


Ky i dyti ishtë i papritur por duket se është planifikuar mirë nga Berisha. Ai i ka dhënë 3 deputet të tij, Edmond Spahon, Luan Bacin dhe Tritan Shehun, për 3 parti jashtë parlamentare, për të mundësuar një koalicion i dytë, ku Berisha do të strehojë një listë më të gjatë me kandidatë për Keshilltarë Bashkiak.

Koalicioni quhet Aleanca Liberale e djathtë dhe pjesë e saj janë partitë Partia Balli Kombëtar Demokrate, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrate.

Kjo aleance e re që sërish është në shërbim të Berishës, ndihmon dhe Ilir Meten, që udhëheq koalicionin kryesor.

Sipas dokumenetit të dorëzuar në KQZ, Ilir Meta drejton Koalicionin Bashkë Fitojmë. Në këtë koalicion Berisha fut emrat e kandidatëve për kryebashkiak, dhe i lë Ilir Metës të plotë hapësirën për kandidatët e tij për këshillat bashkiak.

Në këtë formë, Meta dhe Berisha ecin bashkë por dhe të ndarë në zgjedhjet lokale.

Në koalicionin e Metës në marrëveshjen dorëzuar në KQZ, përvec Partisë së Lirisë, është dhe ajo e Vangjel Dules e Nard Ndokës. Në të figuron dhe Partia Demokratike, por që pritet të hiqet nga vetë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.




Skip to toolbar